Lajme

Haxhiu uron Ditën e Kushtetutës: Kushtetuta e Kosovës qëndron në thelbin e Republikës

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 09 April 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Kushtetutës duke thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës qëndron në thelbin e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu ka thënë se nga Kushtetuta burojnë të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit dhe ne do të angazhohemi që ato të drejta të jetësohen të gjitha.

“Me rëndësinë e tillë që ka, përherë e dëshirojmë që ajo të jetë e plotë, në frymën e saj demokratike; e pa imponuar, në frymën e vetëvendosjes së popullit; e zbatueshme, në frymën e qytetarisë së lirë e të barabartë.

-Advertisement-

Kushtetuta e Republikës së Kosovës paraqet aktin më të lartë në hierarkinë normative të rendit juridik të Republikës së Kosovës, njëkohësisht qëndron në thelbin e Republikës, e të cilës ka për detyrë t’i shërbejë.

Mbetet ta mbrojmë e ta avancojmë, ta forcojmë e ta respektojmë Kushtetutën sepse nga aty mbrohet dhe garantohet Republika”, ka shkruar Haxhiu.

Kujtojmë se sot shënohet 14 vjetori i Kushtetutës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera