Lajme

Haxhiu tregon se çka është zhdukur prej mostrave të Astrit Deharit

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 08 December 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Haxhiut, mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit.

Derisa ka thënë se në vënin ku ruhen epruvete kanë qasje vetëm tre persona.

-Advertisement-

“Aktualisht sipas informacioneve, sepse unë nuk kam qesja në vendin ku ruhen mostrat, por sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona”, ka thënë Haxhiu.
Ndërkaq, ajo ka thënë se në total kanë qenë 15 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit.

Dy prej epruvetave me gjak, Instituti i Mjekësisë Ligjore ia ka dhënë institutit zviceran dhe një policisë për ADN.

“Në raksat mbajtëse epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Nga këto instituti, dy epruveta me gjak ja kanë dhënë Institutit zviceran dhe një policisë për ADN”, ka thënë Haxhiu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera