Lajme

Haxhiu-Tahirit: Mos fol për drejtësi, PDK e ka degraduar atë

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 20 April 2018

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu gjatë seancës së sotme të Kuve3ndit të Kosovës në të cilën po diskutohet për Raportin e Progresit ka replikuar pas fjalimit të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, shkruan Infokusi.com.

Haxhiu ka thënë se Tahiri nuk duhet të flasë për degradimin në drejtësi sepse partia e tij e ka sjellë në këtë gjendje.

‘Ministri nuk ka të drejtë së paku në aspektin moral të flasë për degradimin e drejtësisë. Partia e është përgjegjëse për degradimin e drejtësisë në Kosovë’, ka thënë Hahxiu.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se dëshmi për kapjen e drejtësisë është mos ngritja e akuzave për Thaçin e Veselin të përfshirë në aferën ‘Protno’.

‘Afera ‘Pronto’ e dëshmon këtë ndërsa se sistemi i drejtësie është i kapur e dëshmon se janë ngritur akuza për disa persona e jo edhe për Kadri Veselin e Hashim Thaçin që janë protagonistë e aferës’ Pronto’, ka thënë Haxhiu./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera