Lajme

Haxhiu “sulmon” prokurorinë: Përndjek aktivistët e i toleron kriminelët

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 03 December 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka “sulmuar” prokurorinë e shtetit.

Ajo ka reaguar për arrestimin e aktivistes të enjten e cila po protestonte për rastin e shtatzënës së vrarë nga ish-bashkëshorti.

Haxhiu ka shkruar se aktivistët kanë të drejta të plota të protestojnë ndaj çdo institucioni.

-Advertisement-

Ajo në këtë reagim ka shkruar se kemi prokurori që i përndjekin aktivistët që i tolerojnë aktivistët e i tolerojnë kriminelët e të korruptuarit.

“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit. Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni”, ka shkruar Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera