Lajme

Haxhiu përplaset me deputetin e VV-së: Mos mu anko për haraç, i keni 50 % të pushtetit

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 15 March 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendoje, Eman Rrahmani kanë polemizuar sot gjatë seancës parlamentare për rritjen e çmimeve në vend.

Rrahmani gjatë fjalës së tij i ka fajësuar qeveritë e 20 viteve të fundit, të cilat kanë lejuar që, siç tha ai, të krijohet një rrjet i marketeve të cilat i kontrollojnë prodhuesit dhe importuesit, duke i kontrolluar edhe çmimet, shkruan lajmi.net.

“Prodhuesit vendor edhe importuesit janë të kapur nga rrjetet e marketeve dhe veprojnë në bazë të urdhërasëve të tyre, kjo ka bërë që të mos ketë as edhe një produkt që të mos i rritet çmimi. Kjo nuk është barrë vetëm e qeverisë sepse për 20 vite janë kriju mekanizma ku ata mundësojnë një veprimtari të tillë,” tha Rrahmani.

-Advertisement-

E fjalimi i Rrahmanit ka shkaktuar reagimin e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka buzëqeshur gjatë kohës sa po fliste deputeti i VV-së.

Kjo bëri që gjatë fjalimit të tij, Rrahmani ta përmend Haxhiun, i cili më pas edhe mori fjalën.

Deputeti i PDK-së tha se retorika e përdorur nga Rrahmani, “është boshe”, dhe se Qeveria nuk po ndërmerr asnjë veprim për zbutjen e krizës.

“Mu qesh me fjalimin e deputetit kur për krizën aktuale fajësinë e ka në retorikën boshe duke e kalu fajësinë në 20 vitet e kalune. Nuk është problemi sot se çka ka ndodhë në 20 vitet e kaluara. por se çfarë po ndodh sot, edhe çka s’po bon qeveria e që duhet me ba qeveria. Kush po ju ndalë më i luftu oligarkët? 50% i keni të pushtetit- luftoni oligarkët, mos mu anko për haraç, kush din për biznes që e din që po iu bën haraç qytetarëve, luftojeni”, i ka thënë Haxhiu, deputetit Rrahmani të VV-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera