Lajme

Haxhiu për vḍekjen e të riut nga Peja: Kjo ndodhi pasi ShSKUK s’ia mundësoi trajtimin jashtë vendit

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 02 August 2024

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se vdekja e të riut, Jetart Berisha, erdhi pasi gjendja shëndetësore e tij, kërkonte trajtim profesional të avancuar.

Kjo, siç pretendon Haxhiu nuk iu mundësua nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, teksa shtoi se ShSKUK dhe Mjekimi Intensiv Qendror e neglizhuan trajtimin e Jetart Berishës.

“Më shumë se dy muaj familja e tij kërkonin urgjentisht ta dërgonin për shërim në Itali, por Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimi Intensiv – MIQ nuk e nënshkruan dërgimin për trajtim jashtë vendit me arsyetimin se gjendja e tij është stabile”.

-Advertisement-

“Mjekët italianë kishin sugjeruar që të trajtohet në Itali sepse gjendja e tij kërkonte intervenim te avancuar mjekësor për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të Jetartit”, shkroi Haxhiu.

Më tej, Haxhiu tha se ky është rast i radhës për Prokurorinë që t’i zbardh rrethanat e vdekjes së Jetart Berishës.

“Si ndodhi që pas konstatimit të mjekëve tanë ‘se gjendja e tij është stabile’ Jetarti të ndërroj jetë?! Sipas raporteve mjekësore të MIQ – SHSKUK, gjendja shëndetësore e Jetart Berishës ishte stabile dhe nuk planifikohej ndonjë intervenim dhe as nuk nënshkruanin për trajtim jashtë vendit”, shkroi Haxhiu.

I riu Jetart Berisha ishte plagosur më 22 maj në Pejë, bashkë me vëllanë dhe babanë, ndërsa sot ka vdekur duke mos arritur t’i mbijetoj plagëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera