Lajme

Haxhiu pas intervistimit dy orë e gjysmë: Dikujt po i pengon puna e qeverisë, Prokuroria Speciale po më pengon në punën time

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 23 July 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar për mediat pas rreth dy orë e gjysmë intervistim nga organet e rendit.

Intervistimi, Haxhiu ka treguar se ka ndodhur me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Ajo ka deklaruar se dikujt në Prokurori Speciale po i pengon puna e Qeverisë, prandaj edhe po lëshojnë autorizime të tilla për intervistim.

-Advertisement-

“Ne e kemi për obligim t’i adresojmë reformat në drejtësi. Duket se kjo po i pengon dhe Prokuroria Speciale po tenton që të më pengoj në punën time. E keni parë që në vazhdimësi, çfarëdo deklarate që e kam dhënë ata kanë bërë autorizim për policinë që të marrin deklaratën time si dëshmitare. Edhe më herët, por edhe sot para Prokurorisë, kam shprehur fenomenin që ekzsiton në institucionet e derjtësisë,për t’u takuar për cështje të ndryshme që nuk ndërlidhen me mandatin tonë”, ka thënë Haxhiu pasi përfundoi intervistimin. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera