Lajme

Haxhiu: Nga janari deri tani, 1109 raste të raportuara për dhunën në familje

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 14 July 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vetëm nga muaji janar e deri më tani janë raportuar 1109 raste të dhunës në familje.

Megjithatë, ajo ka theksuar se ende konsiderohet që është një numër i vogël i rasteve të cilat po raportohen.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka thënë se Ministria e Drejtësisë është duke bashkëpunuar me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që raste të tilla të mos neglizhohen.

-Advertisement-

“Vetëm prej janarit e deri tani raste të dhunës në familje të cilat janë raportuar janë 1109 pra vetëm brenda kësaj periudhe por shqetësimi kryesor i imi lidhet me atë që ende konsiderohet që është një numër i vogël i rasteve të cilat po raportohen dhe duke pasur parasysh rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës në familje, po ashtu dhe ndërmarrjen e veprimeve nga institucionet e sigurisë por edhe drejtësisë për këto raste, Ministria e Drejtësisë është duke bashkëpunuar ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe me gjykatat në mënyrë që rastet e tilla të mos neglizhohen”, ka thënë Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera