Lajme

Haxhiu: Na duhet një kryeprokuror i guximshëm që nuk e ka bishtin e zënë me derë

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 26 April 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që mos ta akuzojnë Qeverinë Kurti për “kërcënime” ndaj prokurorëve.

Ajo ka thënë se vendit i duhet në kryeprokuror i “i guximshëm që nuk e ka bishtin e zënë me derë”.

“Mos i drejtoni akuza qeverisë për kërcënime të prokurorëve, ndikim në prokurori…Neve na duhet një kryeprokuror i guximshëm që nuk e ka bishtin e zënë me derë, që nuk i shërben individëve, që nuk i shërben grupeve të interesit, i shërben ligjit, mandatit të tij, kushtetutës. Mandati është 7 vite, janë shumë. Nuk mundemi edhe 7 vite tjera me çu me një prokuror që s’ka integritet moral, që ska integritet profesional, që është i paaftë, që nuk njihet për asnjë lëndë të mirë që e ka adresu përpara”, tha Haxhiu në Kuvend, transmeton Express.

-Advertisement-

“Duam një sistem të drejtësisë të çliruar nga oligarkët e grupet e interesit”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera