Lajme

Haxhiu: Mbetjet mortore në Prekaz u përkasin së paku tre individëve

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 09 November 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se mbetjet mortore të cilat janë gjetur në Prekaz të Skenderajt, u përkasin së paku tre individëve.

Mbetjet kockore dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.

“Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX, KQPZH dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

-Advertisement-

Haxhiu ka shkruar se mbetjet do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe identifikimit mjekoligjor.

“Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, ka shkruar Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera