Lajme

Haxhiu: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 10 June 2026

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të mbajtur në Sofje të Bullgarisë, ka deklaruar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, duke shprehur gatishmëri për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Haxhiu kërkoi avancim të mëtejshëm të procesit të integrimit, duke theksuar se procesi duhet të jetë meritokratik dhe i bazuar në standarde.

“Mbi 90 për qind e qytetarëve tanë e mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një nga nivelet më të larta të mbështetjes në rajon. Ky përparim është konkret, i matshëm dhe duhet të njihet. Prandaj kjo duhet të çojë në një vendim për statusin e vendit kandidat, dhe ne jemi të gatshëm ta nisim punën për hapjen e negociatave të anëtarësimit”.

-Advertisement-

Në fjalimin e saj, Haxhiu po ashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar rolin e SEECP-së si një platformë kyçe për stabilitetin e rajonit.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy