Haxhiu: Kam kërkuar nga ministri i financave, që t’u ndahen shtesa edhe zyrtarëve korrektues
Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 29 March 2020
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi të bërë në Facebook ka dhënë një sqarim për zyrtarët korrektues që kanë qenë direkt të lidhur me zbatimin e masave kundër COVID – 19.
“Të premten, Ministri i Financave, z.Besnik Bislimi, ka bërë të ditur shtesat që do t’i ndahen punonjësve shëndetësor, policëve dhe zjarrëfikësve.
Pas kërkesave të shumta nga zyrtarët e ShKK, po atë ditë i kam shkruar zyrtarisht Ministrit të Financave dhe kam kërkuar gjetjen e mundësive që edhe shërbimi korrektues të jetë i përfshirë në pakon e planifikuar”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo thotë se ka kërkuar po ashtu nga drejtori i ShKK, raport për zyrtarët që kanë qenë direkt të ndërlidhur me zbatimin e masave kundër COVID në burgje.
“Pas dorëzimit të këtij raporti, të njëjin do ta përcjellë edhe në Ministri të Financave dhe së bashku do të shohim mundësitë e përfshirjes së tyre.
Personeli i shërbimit korrektues, deri tani ka qenë në krye të detyrës dhe ka qenë i përkushtuar për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të burgosurve prandaj do ta kenë mbështetjen time, jo vetëm tani por në vazhdimësi sepse në agjenden time legjislative ka qenë prioritet edhe procedimi në Kuvend i ligjit të veçantë për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Fatkeqësisht atyre që nuk iu përshtatet përparimi, rrëzuan Qeverinë, duke tentuar të ndalnin edhe këtë ligj por edhe ligjin për administratën e sistemit të drejtësisë, atë të konfiskimit, vetingun dhe shumë reforma të tjera.
Por siç e dini, kjo është vetëm një vonesë të cilën do ta kapërcejmë së bashku”, përfundon ministrja.
Të tjera
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...