Lajme

Haxhiu: IPK ka luajtur rol kyç në forcimin e llogaridhënies dhe sundimit të ligjit

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 02 July 2026

Në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), U.D presidentja Albulena Haxhiu vlerësoi punën dhe kontributin e institucionit në garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Ajo tha se IPK-ja është ngritur mbi një mision të rëndësishëm: të sigurojë që ata që janë të thirrur të mbrojnë qytetarët, të mbeten vetë brenda kornizës së ligjit.

“Një nga sfidat më të mëdha që një shtet demokratik mund të ndërtojë brenda vetes është të sigurojë llogaridhënie edhe për institucionet e veta. Është më e lehtë të kërkosh përgjegjësi nga të tjerët, por shumë më e vështirë që shteti të vendosë të njëjtin standard mbi institucionet e tij”, u shpreh Haxhiu.

-Advertisement-

Sipas saj, për dy dekada me radhë Inspektorati Policor ka mbajtur këtë përgjegjësi me përkushtim, duke kryer detyrën me profesionalizëm dhe me bindjen se llogaridhënia nuk e dobëson Policinë, por e forcon atë.

Haxhiu theksoi se transparenca rrit autoritetin e uniformës dhe e bën Policinë më të besueshme në sytë e qytetarëve, duke shtuar se një polici me integritet është një polici që qytetarët e ndiejnë pranë vetes.

Haxhiu shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjithë zyrtarët që kanë kontribuar ndër vite në ngritjen dhe zhvillimin e IPK-së, me theks të veçantë për gjeneratat e para.

“Ata nuk trashëguan një institucion të gatshëm, por e ndërtuan vetë, me përkushtim, durim dhe vullnet të fuqishëm”, tha ajo, duke vlerësuar rolin e tyre në modernizimin dhe zhvillimin e institucionit.

Haxhiu përfundoi duke nënvizuar se besimi i qytetarëve në Policinë e Republikës së Kosovës vazhdon të forcohet falë punës dhe integritetit institucional.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy