Lajme

Haxhiu homazhe në Prekaz: Sakrifica e familjes Jashari u bë themeli ku qëndroi UÇK’ja dhe Republika jonë e lirë

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 12 June 2026

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Prekaz në 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Haxhiu tha se në Prekaz filloi gjithçka dhe se sakrifica e familjes Jashari u bë themeli mbi të cilin qëndroi Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Republika e Kosovës.

“Jemi këtu në Prekaz, në vendin ku filloi gjithcka. Nuk ka qershor pa marsin e vitit 1998. Nuk ka 12 qershor ka qëndresën e Komandantin Adem Jashari, Hamzës, Shabanit dhe mbi 50 anëtarëve të familjes Jashari të cilët ranë dhe nuk u dorëzuan asnjëherë.  Ata nuk mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë. Ata mbrojtën tokën e të parëve tanë që ishte, është dhe do të jetë gjithmonë e shqiptarëve”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

“ Sakrifica e tyre u bë themeli mbi të cilin qëndroi UÇK’ja dhe Republika jonë e lirë”, ka deklaruar Haxhiu.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy