Haxhiu: Ekipi negociator të kthejë çdo mjet të shpenzuar, ndryshe të jap përgjegjësi penale
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 29 June 2019
Ndarja e 300 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator për dialogun me Serbinë, të cilin Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues është bërë pa asnjë bazë ligjore. Kështu pohon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila thotë se këta të fundit duhet të japin përgjegjësi penale ose t’i kthejnë mjetet e shpenzuara në buxhetin e Kosovës.
Kritika ka adresuar për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin thotë se duhet të japë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi ka tradhtuar vullnetin e qytetarëve të kryeqytetit.
Deputetja e VV-së i sheh zgjedhjet si të vetmen alternativë për të dalë nga situata në të cilën ndodhet Kosova.
Haxhiu: Ekipi negociator të japë përgjegjësi penale për secilin shpenzim
“Këtu nuk ka pasur ligj, sepse ligji ka qenë duke u kontestuar. Qeveria ka bërë shkelje me ndarjen e atyre mjeteve, por tash ne nuk jemi në dijeni sesa prej asaj shifre e kanë shpenzuar. Për këtë, do të duhej që menjëherë, qysh sot të dalin dhe të bëjnë transparente shumën që e kanë shpenzuar, qoftë si ekip në këto vizita, hotelet, meditjet etj., qoftë edhe militanëtët partiakë që këta persona i kanë angazhuar kinse si ekspert. Do me thënë, këta ose duhet të japin përgjegjësi penale për secilin shpenzim apo për secilin cent që e kanë shpenzuar, ose duhet t’i kthejnë cent për cent buxhetit të Republikës të Kosovës, të gjitha paratë që i kanë shpenzuar në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare”, thotë ajo.
Ajo sqaron edhe atë që sipas saj, tregon vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese tregoi që presidenti nuk e ka mandatin për të udhëhequr politikën e jashtme
“Gjykata Kushtetuese na ka treguar që presidenti nuk e ka mandatin për të udhëhequr politikën e jashtme dhe për të përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë. Pra, gjatë gjithë kësaj kohe, presidenti Thaçi ka qenë në shkelje kushtutuese dhe e dyta, ekipi negociator është një organ mbi Kuvendin, mbi qeverinë, dhe kjo është një shkelje flagrante e kompetencave të Kuvendit dhe të Qeverisë”, thekson ajo.
Duke komentuar deklaratat e bashkëkryesuesit të ekipit negociator, Shpend Ahmeti, i cili pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga ky post, Haxhiu shprehet se pozicioni i tij në këtë rast është inekzistent. Madje ajo shton se Ahmeti duhet të japë dorëheqje nga pozita e të parit të Prishtinës, pasi ka tradhtuar besimin e qytetarëve.
Haxhiu: Inekzistente pozita e Ahmetit në ekip negociator
“Dorëheqja mund të ndodhë kur tashmë e ke një pozicion të caktuar, por jo kur ai pozicion është inekzistent, siç ka qenë roli i bashkëkryesuesit. Prandaj, nuk ka pasur nevojë që të japë dorëheqje nga ky ekip është joekzistent… Dorëheqje do të duhej Shpend Ahmeti të jap nga kryetari i Prishtinës, për shkak që ka tradhtuar vullnetin e qytetarëve të Prishtinës. Por ai nuk e bënë atë, sepse e di që më as nuk do të fitojë, e besa besoj se as nuk do të kandidojë. Dorëheqja ka qenë një deklaratë qesharake se s’ka prej çka tërhiqet”, thotë Haxhiu.
Në këto rrethana, Haxhiu përsërit se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Haxhiu: VV është për dorëzim të mocionit, LDK ka një mendim ndryshe
“Ne jemi për dorëzim të mocionit. Këtu LDK-ja ka një mendim ndryshe, që nuk duhet të procedohen nënshkrimet pa i pasur 61 nënshkrime. Unë mendoj se është kohë e humbur nëse do të presim një listë prej 61 nënshkrimeve. Duket që është goxha vështirë e arritshme. Më mirë ta procedojmë në Kuvend mocionin me 58 nënshkrime sa i kemi dhe pastaj shohim se si do të votojnë deputetët”, deklaron ajo.
Ndryshe, në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se delegacioni shtetëror, i cili është themeluar me ligjin e kontestuar, nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit.
Të tjera
-
Detaje nga arrestimi i të riut në Mitrovicë, për çfarë vepra dyshohet Vallqi që u kap nga FAST mbrëmë
Më 17 tetor Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështet...
-
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për votën e shqiptaro-amerikanëve në Miçigan
jen e Kosovës. “Problemi si e shohim ne është që sot jetojmë në një kohë k...
-
Joe Biden viziton sot Gjermaninë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është edhe vetëm pak muaj në post, ka ardhur ...
-
10 vjet nga Procesi i Berlinit, sot diskutohen arritjet, mundësitë e humbura, dhe rruga përpara
Sot do të mbahet diskutimi “10 vjet nga Procesi i Berlinit: Arritjet, mundësi...
-
Vdekja e liderit të Hamasit, Biden dhe Harris me shpresë që lufta në Gaza do të përfundojë: Duhet armëpushim dhe të lirohen pengjet
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris thanë të enjte...
-
Krasniqi flet për vijat e kuqe ndaj Vetëvendosjes: 100 për qind Kurti s’do të jetë kryeministër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për vijat e kuqe që mund t’i ketë ...
-
Parashikimi i motit: Vranësira e intervale me diell, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu
Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pri...
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...