Lajme

Haxhiu: Dr. Pranvera “viktima” e radhës së klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 26 January 2023

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se Pranvera Zejnullahu Raçi e cila dha dorëheqje nga ushtruesja e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, është viktimë e radhës së klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi.

Sipas Haxhiut, “Bordi i SHSKUK-së që keqmenaxhon me miliona euro vazhdon ta ketë mbështetjen e Qeverisë”.

Ai shton se shëndetësia në vendin tonë çdo ditë po shkon drejt degradimit.

-Advertisement-

Reagimi i tij i plotë:

Çka po ndodh me shëndetësinë?

Dr.Pranvera “viktima” e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi.

Dr. Pranvera do të duhej të dorëhiqej pas skandaleve të njëpasnjëshme në sektorin e shëndetësisë, por ajo duket te jetë “viktima” e radhës së grupeve te interesit të instaluara në shëndetësinë tonë.

Dr. Pranvera dha dorëheqje, por Bordi i SHSKUK-së qe keqmenaxhon me miliona euro vazhdon ta ketë mbështetjen e Qeverisë.

Skandale, keqpërdorime, dorëheqje e largime nga sektori publik. Shëndetësia jonë çdo ditë po shkon drejt degradimit.

Nuk ka përmirësim të shërbimeve shëndetësore, nuk ka mbështetje për profesionistët shëndetësorë.Lëre që mungojnë rezultatet,  por as të emëruarit politik nuk po gjenë qetësi.

Siç po shihet degradimi dhe shkatërrimi i këtij sektori dhe jo vetëm nuk është i rastësishëm!!!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera