Lajme

Haxhiu do t’i bashkohet protestës së sotme në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 24 August 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se do t’i bashkohet protestës të thirrur për nesër ku kërkohet drejtësi për 18 vjecaren e cila u dorëzua pa shenja jete nga dy persona në Spitalin e Ferizajt dhe më pas u larguan. Njëri nga ta është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet ende në arrati.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur një protestë për nesër në orën 12:00, pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Protesta pritet të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës. Haxhiu thotë se do t’i bashkohet kësaj proteste.

-Advertisement-

“Unë do t’i bashkohem protestës së neserme “Drejtësi për gratë e vrara” e cila do të mbahet pranë stacionit policor në Ferizaj!”, ka thënë ajo.

“Angazhimi shoqëror dhe institucional është i domosdoshëm për ndryshimin e mentalitetit patriarkal dhe për veprime serioze kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore!”, shtoi Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera