Lajme

Haxhiu: Dhuna ndaj grave e pengon zhvillimin shoqëror

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 04 December 2024

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), organizoi diskutimin “Lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave: Politikat dhe avokimi. Zbatimi dhe rruga përpara”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se dhuna ndaj grave e pengon zhvillimin shoqëror.

“Dhuna ndaj grave është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe pengesë e madhe për barazinë gjinore, për drejtësinë, por poashtu edhe për zhvillimin shoqëror”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Haxhiu listoi disa nga punët e bëra nga institucioni i drejtësisë në drejtim të parandalimit të dhunës, teksa shtoi se është plotësuar protokolli për trajtimin e dhunës seksuale.

“Ministrja e Drejtësisë në vazhdimësi ka pasur aktivitete me qëllim të ndërgjegjësimit, sensibilizimit të opinionit për pasojat e dhunës në familje si dhe kemi bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e dhunës në familje të trajtohen me prioritet, të mos paragjykohen, të mos neglizhohen”, ka thënë ajo.

Emily Rakhorts nga EULEX ka folur për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe për rëndësinë e zbatimit të Konventës së Stambollit.

Ndërsa, Arbneshë Ajvazi nga Policia e Kosovës ka thënë se dhuna në familje është bërë tashmë dukuri që kërkon vëmendjen e të gjithëve si dhe një qasje profesionale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera