Lajme

Haxhiu deklarohet pas arrestimit të Liridon Rexhepit nga policia turke, kosovari që bashkëpunonte me shërbimin izraelit

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 03 September 2024

Liridon Rexhepi është arrestuar nga policia turke, kosovari i cili u identifikua si kreu i rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës.

Në një konferencë për media, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se me rastin në fjalë është se po merret departamenti i Drejtësisë, shkruan lajmi.net.

“Ministria e Drejtësisë ka një bashkëpunim juridik shumë të mirë me Turqinë. Ne trajtojmë kërkesa që janë në përputhje me vendimet e gjykatave. Në këtë drejtim, na kanë dërguar pyetje me shkrim për rastin në fjalë dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit, kam kërkuar nga drejtori i departamentit që të më njoftojë vetëm për çështjet me të cilat mund të njoftohet edhe opinioni publik”, tha Haxhiu në një konferencë për media.

-Advertisement-

Kujtojme se Autoritete turke kanë arrestuar së fundi kosovarin, Liridon Rexhepi i cili është identifikuar si menaxher i rrjetit financiar të inteligjencës izraelite, Mossad.

Rexhepi është identifikuar dhe arrestuar nga policia e Stambollit, pas hetimeve të kryera nga inteligjenca turke.

Sipas raportimeve të para thuhet se Liridon Rexhepi, shtetas kosovar, po transferonte para për agjentët në teren të Mossad-it në Turqi, e të cilët kishin filmuar objektivat e Mossad-it me drone, drejtuan operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbulluan informacione për fushën siriane.

Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) e zbuloi Rexhepin pasi zbuloi parregullsi në llogaritë e tij financiare, të cilat treguan se ai po bënte depozita të panumërta për operativët e Mossad në Turqi përmes Ëestern Union.

Ai ishte vënë nën vëzhgimin e MIT-it sapo hyri në Turqi më 25 gusht 2024 si dhe u arrestua në Stamboll më 30 gusht në një operacion të përbashkët me policinë e Stambollit, transmeton lajmi.net.

Operacionit e MIT deri më tani kanë zbuluar se agjentët e Mossad-it në Turqi lehtësojnë transaksionet e tyre të parave përmes vendeve të Evropës Lindore.

Liridon Rexhepi është operative i parë i profilit të lartë të Mossad-it që është arrestuar në Turqi këtë vit,.

Që nga janari, autoritetet turke kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra persona të dyshuar për lidhje me Izraelin, shumica e të cilave ishin shtetas turq.

Shtatë të dyshuar u arrestuan në janar, gjashtë persona u akuzuan në mars dhe dy të tjerë janë arrestuar në prill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera