Lajme

Haxhi Shala i sjell AAK-së anëtarësime të reja

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 14 July 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se së bashku me deputetin Haxhi Shala kanë pritur në takim një grup të rinjsh nga Lagjia Dardania të cilët i janë bashkuar AAK-së.

“I falënderoj të gjithë ata që besojnë në vizionin tonë për ndërtimin e vendit. Të bashkuar i kalojmë të gjitha sfidat.” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Me kolegun Haxhi Shala, pritëm sot një grup të rinjsh nga lagjia Arbëria e Prishtinës, të kryesuar nga Dardan Vllasa.

Që nga sot, ata kishin vendosur të bashkohen në familjen e Aleancës, për të vazhduar së bashku rrugëtimin politik.

I falënderoj të gjithë ata që besojnë në vizionin tonë për ndërtimin e vendit.

Të bashkuar i kalojmë të gjitha sfidat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera