Sport

Haxhi Krasniqi flet para meçit me Dominic Bosel

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 06 October 2021

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, do të ngjitet serish në ring, kësaj radhe për ta mbrojtur titullin në WBA, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi do të përballet edhe një herë me boksierin gjerman, Dominic Bosel.

Përballja mes boksierit kosovar dhe atij gjerman do të zhvillohet të shtunën nga ora 23:00 në ‘GETEC Arena’ në Magdeburg të Gjermanisë.

-Advertisement-

Para këtij meçi në konferencë për media ka folur Haxhi Krasniqi, i cili ka thënë se te shtunën do të jetë në formën e tij më të mirë.

“Kam dhënë gjithçka për këtë luftë. Askush nuk është aq i disiplinuar sa unë në përgatitje, as pushime, as pushime, asgjë! Të shtunën do të jem në formën time më të mirë“, ka thënë Krasniqi.

Meçin mes Haxhi Krasniqit dhe Dominic Bosel do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera