Lajme

Havolli: Noterët e kanë ngatërruar profesionin

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 28 March 2018

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, ka kërkuar ndërrimin e ligjit dhe qartësimin e kompetencave të noterëve e avokatëve.

Sipas tij këto dy profesione janë ngatërruar dhe se ka ndërhyrje nga noterët te puna e avokatëve, shkruan Infokusi.

“Ka nevojë që të takohemi dhe të sqarohemi me noterët. Kemi respekt për ata, por duhet të sqarohemi të gjithë aktorët”, theksoi ai.

-Advertisement-

Të gjitha këto u thanë në një projekt të BE-së, i quajtur: “Mbështetje profesioneve të lira ligjore dhe Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK)”, i cili ekzaminon të gjitha profesionet ligjore duke marrë parasysh kornizën e tyre ligjore, kapacitetet institucionale dhe implikimet për funksionimin e gjyqësorit.

Sipas Havollit, avokatët janë më të dëmtuar, ani pse edhe ata ndonjëherë i tejkalojnë kompetencat.

“Pra ka ndërhyrje nga Noterët tek puna e avokatëve. P.sh ndonjë kontratë për konzorcium, ajo duhet të bëhet nga avokatët”, shtoi ai.

Përfituesit e projektit janë Departamenti për Profesionet e Lira Ligjore (PLL) në MD, pesë (5) PLL-të dhe organet e tyre, avokatët dhe Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), noterët, Oda e Noterëve, përmbaruesit privatë (PP-të), Oda e PP-ve, ndërmjetësuesit dhe administratorët e Falimentimit. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera