Lajme

Haskuka lë zyrën, i uron sukses Totajt

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 02 December 2021

Mytaher Haskuka ka lënë zyrën e të parit të komunës së Prizrenit dhe tha se do ta caktojë një datë për pranim-dorëzim të detyrës me pasardhësin e tij nga PDK-ja, Shaqir Totaj.

Ai tha se këtë punë e ka nisë me zemër dhe në po këtë mënyrë të vazhdojë kontributin në zhvillimin e komunës, njofton Klan Kosova.

“Mandatin po e përmbyllim me një numër të madh të premtimeve që kemi përmbushur, me përmirësime në shumë drejtori dhe shërbime të reja, të cilat mund t’i gjeni në raportin katërvjeçar të Komunës së Prizrenit”.

-Advertisement-

“Kryetarit të ri i uroj punë të mbarë dhe vazhdim të projekteve që kemi nisur e që duhet të përfundojnë. Të gjithë juve që më besuat, e më keni përkrahur gjatë gjithë mandatit, përkundër shumë e shumë vështirësive, ju falënderoj përzemërsisht”.

“Unë, Mytaher Haskuka, këtë rrugëtim kam filluar me zemër, e do të vazhdoj që të kontribuoj me zemër për zhvillimin e qytetit tim, duke e ndjekur nga afër çdo zhvillim e çdo projekt që është e do të jetë në të mirë të qytetarëve të Prizrenit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera