Lajme

Hashim Thaçi: Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht dialogut me Serbinë; Njohja reciproke fitore për të dy vendet

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 29 May 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me Kancelarin e Austrisë, Sebatian Kurz, ka thënë para mediave se gjithë spektri politik duhet të fokusohet në suksesin e vendit.

“Kosova duhet t’i përgjigjet pozivitivisht procesit të dialogut. Nëse jemi unik do ta kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Duhet të investojmë dhe bashkojmë energjitë që të kemi sukses të plotë.  Nuk mund të themi të shkojmë në Bruksel që ta mundim Serbinë por që të fitojë Kosova me synimin e aspiratave dhe duke mos cenuar të tjerët.

-Advertisement-

Thaçi aty ka thënë se pas përmbylljes së negociatave me Serbinë, do të pasojë njohja reciproke të të dyja vendeve dhe më pas anëtarësimi në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare”

“Njohja reciproke do të jetë fitore e madhe e të dyja vendeve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera