Lajme

Hashim Thaçi me ironi fton Avdullah Hotin t’i udhëheqë bisedimet

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 08 August 2018

Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë ftesë publike shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ta udhëheqë dialogun me Serbinë, duke thënë se ai si president do ta përkrahte.

Thaçi tha se ky qëndrim vjen pas deklarimit të Hotit, se Medvegja, Bujanoci e Presheva janë pjesë e Kosovës.

“Është jashtëzakonisht inkurajues deklarimi i z. Hotit që edhe Medvegja, Bujanoci e Presheva të jenë pjesë e Kosovës. Ky është avancim i pozicionit të informacionit politik dhe informacioneve tjera. Pas këtij pozicioni të qartë të Hotit, unë jam i gatshëm ta ftoj z. Hoti ta udhëheqë dialogun me Serbinë. Ka përvojën politike, diplomatike, ka kredencialet akademike të reformave fiskale, ka autoritetin madhor në kuadër të kauzave kombëtare”, theksoi Thaçi në konferencë për media. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera