Lajme

Hashim Thaçi çon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 24 March 2020

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizmin e lëvizjes së qytetarëve, fillimisht Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kundërshtoi duke iu thënë qytetarëve që nuk e kanë të obligueshme ta respektojnë.

E një ditë më pas, tash këtë të martë, Thaçi thirri përsëri konferencë për media, shkruan gazeta inFokus.

Aty ka treguar se vendimin në fjalë të Qeverisë Kurti do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese.

-Advertisement-

“Si Presidenti i vendit duke respektuar kompetencat kushtetuese e ligjore, kam vendosur që t’i drejtohem Gjykjatës Kushtetuese me kërkesë për interpretim të çështjes së përputhshmërisë së vendimit të Qeverisë së Kosovës, lidhur me kufizimin në të drejtat e lirive themelore të mbrojtura me kushtetutë, pra parashtruesi i kërkesës është Presidenti i Kosovës, e lënda që është përcjellur do të shqyrtohet në përputhmëri me Kushtetutë”, ka thënë Thaçi./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera