Lajme

Hasani: Zonat ekonomike mundësojnë zhvillim më të madh të bizneseve

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 05 June 2018
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se vendi ynë ka pasur nevojë për krijimin e zonave ekonomike, të cilat do të bëjnë të mundur zhvillim më të madh të bizneseve.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Hasani ka thënë se MTI-ja ka ndërmarrë shumë hapa për mbrojtjen e prodhuesve vendorë.

Ai ka paralajmëruar se në cilëndo fushëveprimtari që prodhuesit ankohen se po dëmtohen nga importi, MTI-ja do të ndërmarrë masa për mbrojtjen e tyre.

Hasani ka bërë me dije se MTI-ja ka nisur reformën për ristrukturimin e inspektorateve në nivel vendi, e cila në fund do të rezultojë me mënyrën më të mirë të funksionimit të tregut dhe garantimit të standardeve.

-Advertisement-

Duke folur për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri, ai ka thënë se ka rritje të shkëmbimit tregtar, po prapëseprapë mbetet ende i ulët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera