Lajme

Hasani: Puka po synon të ma mbyllë gojën që të mos flas për diplomën e tij false- huliganizëm dhe abuzim me pushtetin

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 28 August 2024

Profesori Enver Hasani në një prononcim për RTK ka folur për denoncimin që i është bërë nga Dekani Avni Puka në Këshill të Etikës me arsyetimin për mungesë në ligjërata.

Hasani e ka cilësuar veprimin e Pukës si huliganizëm institucional dhe abuzim me pushtetin. i cili e Hasani e kishte akuzuar kohë më parë dekanin Avni Puka për plagjiaturë dhe mashtrim me doktoratë

“Jam në pamundësi për të bërë prononcim live sepse nuk jam afër jush, jam në lëvizje. Lidhur me rastin, ndërkaq, mund të them për sa vijon: Sajimi i rastit nga Avniu përbën huliganizëm institucional dhe abuzim me pushtetin, me të vetmin synim që unë ta mbyll gojën e të mos flas më për diplomën e tij false”, ka thënë ish-rektori Hasani.

-Advertisement-

Ndërsa, Këshilli i Etikës, kanë thënë se pranuar denoncimin dy ditë më parë, janë në shqyrtim të tij por që nuk deklarohet për medie.

Puka ndërkaq ka thënë se “pas përfundimit procedurave në mënyrë institucionale nga organet kompetente do të mund të prononcohemi”. “Unë mendoj dhe jam i bindur se kështu është më korrekte, sepse në ketë mënyrë funksionon rruga juridike dhe akademike” ka deklaruar Puka

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera