Rozë

Harry Style në lidhje me një “engjëll”

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 02 August 2017

Muajt e fundit, ai ka qenë tepër i zënë në debutimin e karrierës së tij muzikore “solo” si edhe duke bërë debutimin e tij si aktor në filmin “Dunkirk”. Por pavarësisht axhendës së zënë, Harry Styles 23-vjeç, ka gjetur kohë për të shijuar dashurinë e tij të re.

Ylli i “One Direction”, raportohet se ka nisur të shoqërohet me modelen e “Victoria’s Secret”, Camille Rowe, 27-vjeç.

Thashethemet për një lidhje mes tyre kanë nisur të qarkullojnë pasi dyshja është fotografuar në një koncert së bashku kohët e fundit, në New York.

-Advertisement-

Një burim për “The Sun” ka thënë: “Harry dhe Camille janë në hapat e parë të lidhjes së tyre. Ai nuk dëshiron të bëjë publike lidhjen e tij, kështu që do ta mbajë atë sa më të fshehtë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera