Sport

Harry Kane mund të largohet nga Tottenhami

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 08 January 2018

Trajneri Mauricio Pochettino ka deklaruar se do të jetë e pamundur për ta ndalur sulmuesin Harry Kane në Tottenham, nëse ai dëshiron të largohet nga klubi.

Pochettino e ka krahasuar sulmuesin anglez me situatën e Coutinhos dhe ka thënë se Spurs mund të përballet me të njëjtën gjë, raporton KTV. Kane, i cili shënoi 56 gola në vitin 2017, vazhdimisht është kërkuar nga skuadra të mëdha.

“Rasti i Coutinhos tregoi më së miri se sa e vështirë është t’i mbash lojtarët. Liverpooli është njëri ndër klubet me historinë më të madhe në botë dhe kur Coutinho ose ndonjë lojtar si Coutinho dëshiron të largohet, është shumë e vështirë ta mbash në ekip. Nëse ndonjë ekip paguan aq para si rasti i Barcelonës dhe Liverpoolit, si mund ta ndalësh? Kane është shumë i veçantë dhe ai e do klubin. Por, duhet të pajtohemi me gjithçka pasi nëse lojtari dëshiron të largohet, nuk mund ta ndalësh me forcë”, deklaroi Pochettino.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy