Rozë

Harper “mund” David Beckham

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 21 Shkurt 2018

Edhe pse je mjaft i famshëm nuk do të thotë se duhet të jesh profesionist në çdo sport.

Bëhet fjalë për yllin e futbollit David Beckham, i cili së bashku me familjen e tij kanë marrë disa ditë pushime, të cilat po i kalojnë duke bërë ski në Kanada.

Duket se këtë herë David është “mundur” nga vajza e tij, Harper Beckham, e cila gjithnjë është dalluar si sportistja më e mirë e familjes.

-Advertisement-

Një gjë të tillë Harper e ka treguar edhe gjatë këtyre pushimeve, ku është fotografuar duke bërë ski me babain e saj, David.

Gjatë kohës që Harper dhe David po bënin ski, ylli i futbollit rrëzohet ndërkohë që vajza e tij vijoi xhiron.

Për fat të mirë David nuk pësoi asnjë dëmtim nga rënia, ndërkohë që Harper vijoi normalisht të ushtronte sportin e saj të preferuar.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy