Lajme

Haraqija: Është vërtetuar që Vetëvendosjen e ka krijuar SHIK-u

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 06 August 2024

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, u kanë mbijetuar ndryshimeve të mëdha, prandaj sipas Haraqisë këto do duhej të ishin dy subjektet e vetme në vend.

Janë dy subjekte politike në Kosovë, LDK dhe PDK, që çdo ditë po vërtetohet se këto të dyja kanë me mbijetu. Sepse AAK-ja është e Haradinajt, nëse nuk është Haradinaj s’ka parti më, ajo nuk mbijeton më. Njëjtë është edhe Vetëvendosje, pa Albin Kuritn s’ka më. E mira është që PDK-ja, LVV-ja dhe partitë tjera nga ky krah i luftës është mirë të bashkohen me PDK-në, ta kenë një koncept të përbashkët dhe LDK-ja me ndejtë në pjesën tjetër me PSHDK-në”, tha Haraqija.

Haraqija ne Rubikon tha se zhvillimet politike në vend po e dëshmojnë çdo ditë se Lëvizja Vetëvendosje është themeluar nga Shërbimi Informativ i Kosovës

-Advertisement-

Unë kam thënë moti se Vetëvendosjen e ka kriju SHIK-u qeshnin me mu, tash po shihet që krejt pjesë e PDK-së që kanë qenë janë brenda Vetëvendosjes, LDK s’ka. Është e vërtetë 100 për qind, u pa pasi kaloi Rexhep Selimi aty, tash të gjithë bashkë janë kjo strukturë, nuk janë të LDK-së”, tha Haraqija.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera