Lajme

Haradinajt s’i hiqet meraku për kryeministër: Unë e ndihmoj Kosovën duke drejtuar Qeverinë, Kurti i dëmshëm

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 25 April 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për synimet e tij që të bëhet sërish shef i Qeverisë së vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj në një intervistë për T7, ka thënë se do ta ndihmonte më shumë Kosovën po të ishte kryeministër, se sa si president.

Ai është shprehur se dëshira për t’u ulur në karrigen e presidentit, ka qenë në një etapë kur sipas tij, Kosova ndodhej në pozitë të vështirë, teksa mohon se do të krijojë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

-Advertisement-

“Nuk kemi këso marrëdhëniesh dhe komunikime. E pritshme ishte që të spekulohej. Kam qenë i gatshëm një etapë që të marrë pozitën e presidentit. Këtë e kam iniciuar para se të vijë Vjosa Osmani si presidente. Edhe pse ka qenë kohë shumë e keqe dhe e ndishme pasi priteshin procese. Qëllimi im ka qenë që të ndihmohej Kosova. Por edhe të balancohej Kurti që të mos jetë i vetëm, pasi kur nuk ka ekuilibër gabimet janë më të mëdha. Kur dëgjon vetëm veten proceset mund të shkojnë gabim”, tha ai.

“Unë e shoh veten që e ndihmoj Kosovën sot më shumë duke drejtuar qeverinë se sa si president. Po flas për këtë etapë. E vlerësoj se qeverisja e Kurti është e dëmshme dhe humbje për Kosovën. Qeverisja e tij vetëm i bën dëm Kosovës. Nuk është në interes të Kosovës”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera