Lajme

Haradinaj zotohet se do ta bëjë Kosovën si shtetet evropiane

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 06 June 2017

Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në “facebook” iu ka drejtuar mërgimtarëve.

Haradainaj ka në të gjitha fazat e vështira që ka kaluar Kosova ju keni qenë pranë saj,por qeveritë e kaluara nuk ju kanë trajtuar si duhet.

Në fund Haradinaj është zotuar se do ta bëjmë Kosovën si shtetet evropiane, transmeton Infokusi.com

-Advertisement-

Postimin e plotë të Haradinaj bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

“Diasporë së bashku do ta ndryshojmë Kosovën!

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës që jetoni kudo në botë!

Të dashur qytetarë që tashmë jeni gjermanë, zviceranë, austriakë, skandinavë, amerikanë, australianë por kurrë s’e keni harruar vendlindjen, familjen, miqtë e të afërmit.

Është e pamundshme të tregohen krejt sakrificat tuaja për të arritur aty ku sot jeni. Kam qenë vet pjesë e këtyre përpjekjeve, edhe në vitet 90, edhe në vitet e qëndrimit në Hagë edhe në muajt e ndalimit në Francë.

Dhe në krejt këto faza sa të vështira aq edhe të lavdishme të historisë sonë ishit dhe jeni JU, Diasporë e nderuar, ata që kurrë s’e harruat atdheun.

Atdheu, Qeveritë e kaluara, s’ju kanë trajtuar si duhet. Kjo qasje do të ndryshojë menjëherë.

Diaspora shqiptare e Kosovës është vlera e kombit. Është arritja e kombit. Është krenaria e kombit.

Gjatë qëndrimit tim në Francë kam parë dhe përjetuar shqiptarët europianë, shqiptarët amerikanë, shqiptarët kanadezë, me qindra e mija, shqiptarë të cilët janë kudo me rrëfime suksesi e punë që lëjnë mbresë.

Dhe të gjithë ju keni patur vetëm një brengë: si ta bëjmë edhe Kosovën, atdheun tonë, si ju! Të suksesshme dhe europiane!

Ua kam thënë sa herë: Do ta bëjmë Kosovën si ju! Së bashku!

Për këtë Zotohem.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera