Lajme

Haradinaj viziton Sindikatën e Minatorëve: Do jem krah kërkesave të tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 20 August 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Sindikatën e Pavarur të Minatorëve.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Trepçës duhet t’I kthehet shkëlqimi i dikurshëm përmes projekteve investive dhe revitalizimit të plotë, përfshirë këtu ofrimin e kushteve më të mira të punës.

Po ashtu, kreu i AAK-së, ka shkruar se gjatë vizitës në sindikatë, ka shprehur shqetësimin për gjendjen aktuale të minatorëve.

-Advertisement-

“Trepça është vlerë dhe simbol i rëndësishëm i Kosovës. Kështu e kam trajtuar edhe atëherë kur në Kosovë kishte pak njerëz që besonin se Trepça mund të rikthehej si aset i përhershëm i Republikës sonë. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruam atë si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Kjo ishte mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e minatorëve të devotshëm dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të Trepçës. Në vizitën që i bëra sindikatës së minatorëve, shpreha shqetësimin për gjendjen në të cilën gjenden sot minatorët. U zotova para tyre se do t’i jem krah në të gjitha kërkesat, sikur sot por edhe nesër në udhëheqje të vendit. Trepçës duhet t’i kthehet nami dhe shkëlqimi i dikurshëm, kjo përmes projekteve investive – revitalizimit të plotë dhe ofrimit të kushteve më të mira për minatorët”, thuhet në postimin e Haradinaj.

Sipas Haradinaj, Trepça po ballafaqohet me probleme serioze që ndërlidhen me “mashtrime” të Qeverisë aktuale.

“Ka mungesë të financave, minatorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale që nuk i paguhen me muaj të tërë e pa sigurim shëndetësor”, thuhet tutje në postimin e kryetarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera