Lajme

Haradinaj viziton Shkupin

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 23 February 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Shkup, ku qëndruar me ftesë të mikut të tij, Arsim Papraniku, një biznesmen i suksesshëm, njëherit Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, SHKRUAN GAZETA INfOKUS.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se arsimi me bizneset e tij ka investuar shumë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës.

“Sot në Shkup, me ftesë të mikut tim Arsim Papraniku. Një biznesmen i suksesshëm, njëherit Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Arsimi me bizneset e tij ka investuar shumë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës.

-Advertisement-

Nën shoqërinë e kryetarit të Çairit Visar Ganiu, kaluam disa çaste në Çarshinë e vjetër. Faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar Haradinaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera