Lajme

Haradinaj viziton Rahovecin, bashkëbisedon me qytetarët për problemet dhe sfidat në të cilat po kalon vendi

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 07 October 2022

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka vizituar qytetin e Rahovecit, ku bashkëbisedoi me banor për hallet dhe sfidat që ata i preukopojnë çdo ditë.

Disa prej temave që u diskutuan janë situata në arsim, kriza ekonomike dhe energjetike, për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi.

“Hapur dhe shtruar, me qytetarët e Rahovecit bashkëbiseduam për problemet dhe sfidat në të cilat po kalon vendi.

-Advertisement-

Ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën në arsim, krizën ekonomike dhe energjetike, për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi dhe përmbylljen sa më parë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera