Lajme

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, PS zgjedh kandidat Vangjel Tavon

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 08 July 2024

Vangjel Tavo do të jetë kandidati socialist për kryetar të Bashkisë së Himarës në zgjedhjet që do të mbahen më 4 gusht.

Vendimi është marrë në kryesinë e PS-së të mbledhur nga kryeministri Edi Rama, dhe është komunikuar për mediat nga sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Blendi Klosi. Vendimi për zgjedhjen e Tavos si kandidat socialist për Bashkinë e Himarës, sipas Klosit, erdhi pasi është figurë e njohur politike dhe është i përgatitur me garat elektorale.

“Kryesia e mbledhur ditën e sotme pati dy diskutime: e para në zbatim të statuti të PS dhe normave tona të brendshme, vendosëm në bazë të propozimeve që vijnë nga Bashkisë Himarë për kandidaturën e Vangjel Tavos nga PS në garën për kryetar bashkie në bashkinë Himarë. Dhe po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e kongresit i cili do të zhvillohet në 27 korrik, një kongres zgjedhor ku do zgjidhet asambleja e re kombëtare e PS, forumet e saj më të larta dhe do ketë edhe diskutime ku vizioni i 2023 po funksionon dhe çfarë është bërë në këtë aspekt.

-Advertisement-

Figura e Tavos vjen si një figurë e njohur politike, i asaj zone, i asaj krahine e vjen pas disa garash elektorale të cilat e kanë përgatitur atë për të qenë një kandidaturë shumë e përshtatshme dhe përfaqësuese e atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër, do kemi garë të qetë elektorale dhe po shkojmë për një rezultat pozitiv në Bashkinë e Himarës”, tha Klosi për mediat, teksa theksoi se Kongresi i PS do të mbahet më 27 korrik, ku do të zgjedhet dhe Asambleja e re e Partisë Socialiste.

Kush është Vangjel Tavo?

Vangjel Tavo është aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës. Vangjel Tavo ka qenë deputet i Gjirokastrës në disa legjislatura, si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.

Zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, do të mbahen më 4 gusht. Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën, pas kërkesës që iu dërgua nga kryeministria.

Vendimi i Presidentit erdhi disa orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i hoqi mandatin Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera