Lajme

Haradinaj: Vepra heroike e luftëtarëve të UÇK-së mbetet frymëzim për shumë breza

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 06 May 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët për lirinë e Atdheut nga Komuna e Deçanit.

Haradinaj ka thënë nga brezi i luftëtarëve të UÇK-së, Luan Haradinaj ishte ndër të parët që bashkë me trimat e tjerë dhanë gjithçka për lirinë e kësaj toke.

“Nderuam veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj dhe Heroin e Kosovës, Gjeneral Major Luan Haradinaj në përvjetorin e rënies së tij. Nga brezi i luftëtarëve të UÇK-së, Luani ishte ndër të parët që bashkë me trimat e tjerë dhanë gjithçka për lirinë e kësaj toke”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Sot, kur përkujtohen heronjtë dhe martirët nga Komuna e Deçanit, në vendet ku pushojnë ata dhe në takim me familjet e dëshmorëve u bashkuam për të nderuar veprën heroike të luftëtarëve të zotë të UÇK-së, sakrificën e tyre sublime për liri.

Nderuam veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj dhe Heroin e Kosovës, Gjeneral Major Luan Haradinaj në përvjetorin e rënies së tij. Nga brezi i luftëtarëve të UÇK-së, Luani ishte ndër të parët që bashkë me trimat e tjerë dhanë gjithçka për lirinë e kësaj toke.

Sot e për mot nderojmë veprën e gjithë luftëtarëve e atdhetarëve shqiptarë nga të gjitha periudhat historike!

Vepra e tyre mbetet frymëzim për të gjitha brezat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera