Lajme

Haradinaj ua zbret pagat zëvendësministrave

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 22 December 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka marr vendim që paga e zëvendësministrave të ulët.

Nga rreth 1 300 euro sa ka qenë paga e tyre bruto, me vendimin e fundit të kryeministrit që është miratuar nga Qeveria, zëvendësministrat do të paguhen për rreth 150 euro më pak, pra do të marrin 1 150 euro.

Vendimi ka hyr në fuqi të mërkurën, por që është i zbatueshëm që nga 1 dhjetori.

-Advertisement-

Me vendimin e fundit, sipas kryeministrit Haradinaj është bërë një nivelizim i pagave që dikush ka përfituar e dikush është dëmtuar.

Por, pavarësisht ngritjes së pagave për disa pozita në qeveri, ende stafi i legjislativit dhe ai i precedencës  kryesojnë me paga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera