Lajme

Haradinaj: Do t’ia kthejmë të ardhmen të rinjve pas fitores më 11 qershor

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 05 June 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Kaçanikun, të cilin e ka quajtur qytet të historisë e të trimave.

Haradinaj, nëpërmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do  t’i rikthehet e ardhmja dhe perspektiva të rinjve pas  qershorit ku ai beson se do të dalë fitues.

Ky është shkrimi i plotë i kandidatit për kryeministër:

-Advertisement-

Historia e hershme e Kaçanikut të jetë shembull për gjeneratat e reja se si duhet dhe punohet për Atdheun!

Po vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët drejt fitores së madhe të 11 qershorit, këtë herë, në qytetin historik e të trimave të lirisë së Kosovës.

Historia e hershme e Kaçanikut duhet të jetë shembull për gjeneratat e reja se si duhet dhe si punohet për Atdheun.

Do t’ia kthejmë perspektiven të rinjve tanë duke punuar fort në ndërtimin e një sistemi të arsimit dhe edukimit të zhvilluar e të përparuar.

Do t’ia kthejmë të ardhmen të rinjëve duke iu garantuar zhvillim ekonomik, investime që hapin vende të reja të punës, duke i mbajtur të rinjtë brenda vendit dhe duke mos i lënë që të bredhin rrugëvë të tjera.

Duhet ta ruajmë dhe kultivojmë tolerancën fetare dhe të mos lejojmë ndikime të ekstremizmave të dhunshëm mbi të rinjtë tanë, që mund të ketë pasoja të mëdha për vendin.

E ardhmja jonë është e ardhme e bazuar në arsim, shkencë, në përparim dhe zvillim të vendit.

#KohapërFillimineRi

RH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera