Lajme

Haradinaj thirrje serbëve: Mos protestoni kundër lëvizjes së lirë

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 07 August 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu drejtua të mërkurën qytetarëve serbë të Kosovës, duke kërkuar nga ta që të mos protestojnë kundër lëvizjes së lirë, dhe të moj bien preh e politikave shkurtpamëse që janë kundër bashkëpunimit.

“Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë. Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë”, shkruan Haradinaj.

Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja, thotë ai.

-Advertisement-

“Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, ka shkruar kryetari i AAK-së, Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera