Haradinaj thirrje popullit: Ju që e doni Kosovën, binduni se shkarkimi i Kurtit është detyrë kombëtare
Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 18 August 2023
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë me një reagim sërish ku thirr për shkarkimin e kryeministrit Kurti pas arrestimeve të sotme lidhur me aferën e rezervave shtetërore.
Ai thotë se Kurti po e lufton sistemin e drejtësisë së vendit e vet për “dosllarët” e krimit dhe mediat e vendit e vet që “po ia zbulojnë hajnitë”.
“Ç‘është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron “dosllarët” e krimit! Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato ia zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”! Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni za, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!”, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj për këtë rast ka reaguar edhe më herët ku tha se “thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja”.
Për aferën e rezervave shtetërore në MINT, sot policia ka arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një afarist për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dhënien e ndihmës në kryerjen e kësaj vepre.
Të tjera
-
“Maqedonci do të mbahet mend si ministri që e la ushtrinë pa bukë”
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se ministri i Mbrojt...
-
Lekaj: Kurti do t’i lë krejt institucionet e sigurisë edhe pa rroba dhe pa këpucë
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se ...
-
Doughty: Të ruhemi nga ata që kërkojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor
Ministri i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, Amerikën e Veriut dh...
-
Votuesit jashtë Kosovës, aprovohen mbi 6 mijë kërkesa për regjistrim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më 13 tetor përmes platformës elektronike...
-
Zemaj: Askush s’e ka menduar se do ta përjetojë kohën kur diskutohet ushqimi në FSK, kot s’u kemi thënë praktikantë dhe të paaftë
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se qytetarët s’duhet ta pranojnë këtë sit...
-
Marrëveshja me Italinë-Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Anija Libra e Marinës është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e par...
-
Haradinaj: Albin Kurti është mashtrues, tradhtar e spiun i Serbisë – e la ushtrinë pa bukë, po punon në dëm të Kosovës
Kuvendi po mban seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita rreth krizës...
-
Ministria e Mbrojtjes: Kemi hap konkurs për staf të kuzhinierëve, FSK së shpejti do servohet me ushqim cilësor
Ministria e Mbrojtjes ka thënë se së shpejti pa kosto të madhe financiare ush...
-
Ndërkohë që po mbahet seanca e jashtëzakonshme, ministri Maqedonci bashkë me ushtarët ushqehet në kazermën e FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci iu është bashkuar sot ushtarëve të FSK-s...
-
Deliu: LVV-ja e ka hallin te tenderët, jo te sigurimi i ushqimit për ushtarët e FSK-së
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se partia në pushtet, Lëvizja Vetë...
-
Elezi:Vazhdon aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha se është duke va...
-
Murati: Qeveria arriti të frenojë rritjen e çmimeve
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se inflacion e rritje çmimesh ka pa...