Lajme

Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 02 January 2025

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e parë e madhe është se si të dalim nga izolimi e sanksionet e të rirreshtohemi me partnerët strategjikë, posaçërisht SHBA.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se

“Lista e punëve që duhet t’i kryjmë për ta rikthyer vendin kah e mbara është e gjatë. Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese dhe këtë vend ta bëjmë të jetueshëm, e jo të braktisur nga qindra mijëra njerëz që rrugën e mërgimit e shohin shpëtim”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

VITI I KOSOVËS FITUESE

Të dashur qytetarë,

Me urimet më të mira për një vit të mbarë për ju, Shtetin e Kombin, dua t’iu kujtoj se viti në të cilin kemi hyrë tashmë, do të jetë një vit sfidues për të gjithë ne.

Është obligim yni që Kosovën ta rikthejmë kah e mbara dhe ta bëjmë fituese.

Që të mos na ndodhë që edhe natën e ndërrimit të motmoteve ta presim në terr. Ose që vëllëzërit tanë mërgimtarë të detyrohen të kthehen për shkak të mungesës së rrymës.

Që mos e mashtrojmë popullin se për kolapsin energjitik, fajtor është zhvillimi i hovshëm ekonomik.

Që t’mos na ndodhë që t’i mbrojmë hajnat e ta sulmojmë gjyqësorin.

Ku kryeministri e poshtëron sistemin gjyqësor dhe nuk i përgjigjet ftesës së prokurorisë për intervistim.

Sfida e parë e madhe është se si të dalim nga izolimi e sanksionet e të rirreshtohemi me partnerët strategjikë, posaçërisht SHBA. Kosova e ka jetike anëtarësimin direkt në NATO.

Një tjetër sfidë do të jetë rritja e minimumit jetësor, ku nuk mund të këtë pagë mesatare nën 1 mijë e pension nën 500 euro. Apo mbështetja e ekonomive familjare, bizeseve të vogla e deri tek ato të mëdha.

Është e domosdoshme ta ndalim gjakderdhjen financiare të realizuar përmes sistemit të tenderëve njëburimor.

Lista e punëve që duhet t’i kryjmë për ta rikthyer vendin kah e mbara është e gjatë. Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese dhe këtë vend ta bëjmë  të jetueshëm, e jo të braktisur nga qindra mijëra njerëz që rrugën e mërgimit e shohin shpëtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera