Lajme

Haradinaj takon kongresisten Mclain, shpreh rëndësinë e miqësisë me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 01 February 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar anëtaren e Kongresit, Lisa Mclain, një mike e madhe e shqiptarëve në SHBA, e cila njëherësh është edhe bashkëkryesuese e Komitetit për Çështje Shqiptare në Kongresin Amerikan.

Haradinaj, në një postim në Facebook, thotë se në takim u fol për zhvillimet politike dhe temat që i lidhin dy vendet tina.

“Nder i veçantë të takohem me anëtaren e Kongresit, znj. Lisa Mclain, një mike e madhe e shqiptarëve këtu në ShBA, e cila njëherësh është edhe bashkëkryesuese e Komitetit për Çështje Shqiptare në Kongresin Amerikan. Bashkë patëm një diskutim të frytshëm për zhvillimet politike dhe temat që i lidhin dy vendet tona. Znj. McClain i shpreha falënderim të veçantë për angazhimin dhe kujdesin për vendin tonë dhe në shërbim të interesit shqiptar në ShBA”, shkruan Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera