Lajme

Haradinaj takon bashkatdhetarët në Austri, disa prej tyre i bashkohen AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 22 April 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar bashkatdhetarët në Kapfnberg të Austrisë.

Kreu i AAK-së, gjatë takimit ka mirëpritur edhe dhjetëra aderime të reja në parti.

“Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet çdo ditë! Sot në ambientet e shoqatës shqiptare “Internacional”, në Kapfenberg, mbajtëm takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së. Gjatë bashkëbisedimit me ta, pata kënaqësinë t’i mirëprisja dhjetëra aderime të reja në AAK, ndër ta; Alban Lushtaku, Arbër e Avni Krasniqi, të cilët i bashkohen rrugëtimit tonë për një Kosovë të dinjitetshme, të konsoliduar dhe të zhvilluar ekonomikisht”, ka shkruar Haradinaj sipër fotografive të publikuara nga takimi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera