Lajme

Haradinaj-Stublla: Shqipëria do të duhej të na përkrahte kundër një Asociacioni një-etnik

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 28 January 2023

Ish-kryediplomatja, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar pozicionimin e Shqipërisë karshi situatës së krijuar në Kosovë për çështjen e Asociacionit.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo thotë se Shqipëria do të duhej që “të paktën” të përkrahte ndërkombëtarisht Kosovën kundër Asociacionit një-etnik.

“Kaq e thjeshtë por kaq e ndërlikuar. Si përfunduam këtu?”, ka shkruajtur ajo.

-Advertisement-

Postimi i plotë i saj:

Përtej heshtjes, më e pakta që institucionet e Shqipërisë do të mund të bënin në këtë udhëkryq kombëtar është përkrahja ndërkombëtare kundër Asociacionit një-etnik & avokimi për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në Serbi. Kaq e thjeshtë por kaq e ndërlikuar. Si përfunduam këtu?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera