Lajme

Haradinaj shtron iftar: Kosova është shembulli më i mirë i bashkëjetesës ndërfetare

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 12 April 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka shtruar iftar për miq dhe bashkëpunëtorë nga klubi “Demokracia Konservatore” në selinë e AAK-së.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se ndërtimi i Kosovës duhet të vazhdojë mbi parimin e bashkëjetesës ndërfetare.

“Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare. Uroj që rruga jonë e shtetndërtimit të vazhdojë të bazohet mbi këto parime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera