Lajme

Haradinaj: Shqipëria t’iu jap nënshtetësinë të gjithë shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 30 November 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj ka folur për takimin e fundit në mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshjet e nënshkruara në mes dy vendeve.

Haradinaj gjatë një interviste për një television shqiptar ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të avacojnë në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke shtuar se dy vendet tona duhet të kenë qëllime për të ardhmen.

“Kosova dhe Shqipëria kanë shumë nevojë që të arrijnë t’i dakordojnë të gjitha protokollet e marrëdhënieve të ndërsjella në çdo fushë të jetës. Nënshkrimi i marrëveshjeve është shumë i mirë por i rëndësishëm është zbatimi i tyre, dmth koha e zbatimit të këtyre marrëveshjeve”.

-Advertisement-

“Është shumë e rëndësishme për në shqiptarët që të kemi dhe të dakordohemi për disa qëllime që janë më me rëndësi për të ardhmen. Disa prej këtyre qëllime janë nga fusha ekonomike, disa të sigurisë dhe disa të karakterit kombëtar qëllime këto që duhet ti kemi të qarta tani”.

“Marrëveshjet po nënshkruhen nga qeveritë dmth udhëheqësit e dy qeverive mirëpo më pastaj po ngecin në sistemet e dy vendeve tona, dhe kjo është ndoshta arsyeja që po vonojmë në realizimin e përgjegjësive të marra. Pra, duhet të bëhet përpjekje për sigurimin e implementimit të tyre në kohë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera