Lajme

Haradinaj sfidohet nga Opozita ende pa nisur punën

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 10 September 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë vendosur të sfidojnë Shefin e ri të Qeverisë, Ramush Haradinaj, ende pa e nisur punën. Kanë vendosur të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për të folur për Planin e Qeverisë së re.

Deputetët e LDK’së dhe të AAK’së kanë mbetur pa i lexuar referatet e shkruara për Qeverinë e re të Ramush Haradinajt.

Situata u komplikua, të shtunën, kur u votua Qeveria e Ramush Haradinajt, pasi opozitës i dështoi një mocion, ndërsa, kaloi propozimi i Pozitës për të mos pasur fare debat.

-Advertisement-

Në këtë mënyrë, Opozita nuk pati fare mundësi të flasë lidhur me prezantimin e Kryeministrit Haradinaj, i cili foli shkurt për punën e tij, prej Shefi të Qeverisë.

Ndërkaq, sot, Kryesia do të vendosë për seancën e kërkuar nga Opozita, e cila ka kërkuar që debati të zhvillohet prej orës 10, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Haradinaj pritet të nisë punën nesër, e hënë, ku do të bëhet pranim dorëzimi i pozitës së Kryeministrit.

Deri më tash, në këtë pozitë, ishte Isa Mustafa, Kryetar i LDK’së, ish-Kryetar i Prishtinës dhe ish-zyrtar i strukturave të pushtetit të paraluftës.

Qeveria e re e Kosovës është votuar me 61 vota. I ka 5 Zëvendëskryeministra dhe 21 Ministri. Si zakonisht, është më e madhe në rajon e hyn në listën e qeverive të botës me më së shumti anëtarë të kabinetit.

Ramush Haradinaj, prej vitit 2005, kur ishte larguar nga pozita e Shefit të Qeverisë, vazhdimisht ka kërkuar të rikthehet. Ëndrra e tij u realizua me vonesë prej më shumë se një dekade. Koalicioni aktual është i përbërë prej AAK’ë, PDK’së, NISMA’s, AKR’së e Listës Sprska.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera